Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), njofton se kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku në 25 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, ka kujtuar sakrificën e familjes Jashari dhe gjithë të rënëve për liri.
“U mbesim borxh gjithë familjes Jashari e të rënëve gjithandej vendit që ta ndërtojmë e ta bëjmë Kosovën tonë ashtu siç deshën ata”, thuhet tutje në njoftimin e LDK-së.
“Datat 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 shënojnë ngjarjen më kulminante dhe më të lavdishme të luftës dhe rezistencës së familjes Jashari ndaj sulmeve të egra nga makineria serbe, e me këtë ngjarje shënojnë dhe luftën e Kosovës për liri e çlirim”, njofton LDK-ja.
LDK ka thënë se rënia heroike dhe sakrifica sublime e familjes Jashari ishte “kambanë dhe dëshmi e përpjekjes tonë kolektive shekullore për liri”.
Partia opozitare ka theksuar se komandanti legjendar Adem Jashari e Hamëz Jashari dhe familja Jashari mbesin udhërrëfyes dhe shembull unikat në botë për gjenerata të tëra.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.