Kreu i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka deklaruar se në këtë fazë të marrëveshjes mes Serbisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të jap dorëheqje.
Sipas tij, Kurti ka sjellë një marrëveshje të keqe për Kosovën dhe se duhet të shkojë në shtëpi.
“Në vend që me fol pasojat e vendit, ne flasim për fatin e kryeministrit. Nuk duhet me fol per fatin e tij, ne fund të flasim për pasojat e vendit. Zgjidhja më e mirë ka qenë dorëheqja e kryeministrit. Një kryeministër që ka sjellë një marrëveshje kaq të keqe, duhet të shkoj në shtëpi për gabimet që ka bërë. Ai duhet të marrë pasojat dhe të shkojë në shtëpi. Një njëri me integritet me dashtë vendin e bën këtë punë dhe bëhet i përgjegjshëm para qytetarit”, ka deklaruar ai në TV1.
Sipas tij, Kurti para populli del pa u skuq fare e thotë se nuk ka negociuar.
“Ky pa u skuq hiq del para popullit thotë jo nuk kam negociuar. Ma kanë qit në tavolinë. Ky duhet të ndihet i poshtëruar”, përfundoi Limaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.