Policia e Kosovës, ka njoftuar se të dielën është gjendur i vdekur, në shtëpinë e tij një burrë në Gjilan.
Policia thekson se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Nga policia, rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë dhe rasti është nën hetime.
Njoftimi i plotë i policisë:
“VDEKJE E DYSHUARGjilan 19.03.2023-07:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendngjarje kanë dal njësitet përkatëse, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, njofton policia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.