Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka zhvilluar një kontroll në dhjetë barnatore në Pejë, ku në gjashtë prej tyre janë gjetur sasi e konsiderueshme e barnave pa banderola.
Sipas njoftimit të policisë, një sasi e barnave është konfiskuar dhe njëra prej barnatoreve është mbyllur, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Janë kontrolluar dhjetë (10) barnatore ku në gjashtë (6) prej tyre është gjetur sasi e konsiderueshme e produkteve farmaceutike pa banderola.
– Biznesi 1, në tri (3) njësi janë gjetur: 398 lloje të barnave pa banderola, 40 copë barna me banderola të falsifikuara, një produkt narkotik pa licencë. Të njëjtit biznes i është lëshuar vendimi nga inspektorati farmaceutik për mbyllje të biznesit pasi që ka qenë duke punuar pa farmacist përgjegjës;
– Biznesi 2, në dy (2) njësi janë gjetur: 203 lloje (produkte) medicinale pa banderola;
– Biznesi 3, në një (1) njësi janë gjetur: 80 lloje (produkte) medicinale pa banderola;” thuhet në njoftimin e Policisë, përcjell Reporteri.net.
Tre pronaret e barnatoreve janë shoqëruar në Stacionin Policor, janë intervistuar dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj rastit është inicuar “Prodhim dhe shpërndarje të produkteve të dëmshme mjekësore” dhe “ Kontrabandim të mallrave”./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.