Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka ‘shpërthyer’ me disa epitete të rënda ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
Kjo pas deklaratës së funit të Kurtit se, në marrëveshjen e dakorduar në Ohër, Asociacioni është një prej detyrave që Kosova duhet zbatuar, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Ndaj kësaj deklarate, Hoti iu drejtua Qeverisë me epitetet “mashtruesit” dhe “të pabesët”.
“A paska Asociacion?! Mashtruesit. Të pabesët”, shkroi Hoti në Facebook.
Kryeministri Albin Kurti, e ka konfirmuar se marrëveshja e arritur në Ohër, mes Kosovës dhe Serbisë, e përmban si kusht edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Kurti u bazua te Neni 10 i propozimit evropian, ku thuhet se të dy palët konfirmojnë se duhet zbatuar të gjitha marrëveshjet e kaluara, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Ka asociacion, neni 10 thotë që të dyja palët e konfirmojnë obligimin e tyre për t’i zbatuar marrëveshjet e kaluara për të cilat ngelen valide dhe të obligueshme. 39 marrëveshje janë. Dy prej tyre, marrëveshja për kthimin e librave katasdralë që s’ka ndodh as sot e kësaj dite, ndërkaq ajo marrëveshja e parë e parimeve, ku 6 pikat e para janë për Asociacionin është marrëveshja e 16 që muajin që vjen i mbush 10 vjet”, deklaroi kryeministri Kurti. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.