×
  • Lajme
  • Lajme

    Bislimi: Një hap larg nënshkrimit për liberalizim të vizave

    Reporteri
    23 Mars 2023 | 16:20
    Zv/kryeministri Besnik Bislimi

    Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se vetëm një votim i fundit ka mbetur, në përmbylljen e procedurave për liberalizimin e vizave.

    Ai në një postim në Facebook është shprehur se Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështjet e Brendshme (LIBE), ka votuar tekstin që Kosovës t’i hiqet regjimi i vizave, që sipas tij, hap rrugën pёr votimin e fundit të mbetur nё seancën plenare tё Parlamentit Evropian.

    “Pas votimit të Këshillit të Ministrave të BE-së me 9 mars, Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështjet e Brendshme (LIBE) votoi ditën e sotme tekstin që Kosovës t’i hiqet regjimi i vizave, duke hapur kështu rrugën pёr votimin e fundit të mbetur nё seancën plenare tё Parlamentit Evropian”, është shprehur Bislimi.

    Sipas tij, pas hapit të fundit në seancën e Parlamentit Evropian, i cili pritet të mbahet me 18 prill, do të mbetet vetëm nënshkrimi dhe publikimi në gazetën zyrtare të BE-së.

    “Në përfundim të këtyre procedurave të fundit, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza, jo më larg se 1 janari i vitit 2024, duke i dhënë kështu fund një pritjeje të gjatë”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!