Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka pritur në takim Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së, znj. Helga Maria Schmid.
“Prita sot Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së, znj. Helga Maria Schmid. Vlerësova rolin e Organizatës në këto momente kyçe që kontinenti evropian dhe rendi botëror po kalojnë, si dhe nënvizova vullnetin e Shqipërisë si vend anëtar i organizatës, për të kontribuar në drejtim të ruajtjes së paqes dhe rendit botëror”, ka thënë Begaj.
Begaj tha se e vlerëson edhe kontributin e OSBE-së në Kosovë dhe në rajon, dhe po ashtu foli edhe për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër të cilën e përshëndeti.
“Duke u ndalur tek procesi i zgjedhjeve të ardhshme lokale, vlerësova ekspertizën e OSBE/ODIHR dhe theksova se do të bëj gjithçka që më lejon Kushtetuta dhe ligji, që jo thjesht të kemi zgjedhje më të mira se paraardhëset, por zgjedhjet të përmbushin standardet ndërkombëtare, të jenë të lira e të ndershme. Vlerësova gjithashtu rolin dhe kontributin e OSBE-së në Kosovë dhe rajon. Në këtë linjë, përshëndeta dakordësimin publik që u arrit në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë dhe rikonfirmova qëndrimin e Shqipërisë se dialogu dhe marrëveshja janë rruga e vetme për një rajon në paqe dhe stabilitet”, ka shtuar Begaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.