×
  • Lajme
  • Lajme

    Visar Azemi nga LDK: Qeveria Kurti është pa vizion, për dy vite nuk e filloi asnjë projekt

    Reporteri
    25 Mars 2023 | 10:10

    Visar Azemi koordinator i departamentit për energji nga LDK përmes një video ka kritikuar qeverinë Kurti për mungesë vizioni.

    “Po hyjmë në vitin e tretë të qeverisjes nga ky pushtet pa vizion dhe pa investime në sektorin e energjisë. Asnjë projekt nuk e filluan e as nuk e mbaruan që dy vite në pushtet.” – ka thënë Azemi në këtë video.

    Ai shtoi se pushteti nuk filloi e as nuk mbaroi asnjë projekt që dy vite duke i refuzuar investimet amerikane në projektin e gazit. “Asnjë projekt nuk e filluan e as nuk e mbaruan që dy vite në pushtet. I thanë jo investimeve amerikane në projektin e gazit, projekt i cili do ta bënte Kosovën partner strategjik të SHBA-ve.” tha Azemi.

    Sipas Azemit, ka mungesë vizioni për investime në kapacitete gjeneruese. Në një kohë kur shteti jonë do duhej të investonte në kapacitete gjeneruese dhe të krijonte stabilitet energjetik në vend, ata po tregojnë që nuk kanë guxim e as vizion për të udhëhequr!

    Në fund ai tha se “Kriza energjetike u shfrytëzua për të blerë energji elektrike nga shoku i tyre, Martin Berishaj”, duke shtuar se qytetarët tanë meritojnë më mirë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!