×
  • Lajme
  • Lajme

    Plagoset një person në Hajvali të Prishtinës

    Reporteri
    26 Mars 2023 | 21:57
    Policia e Kosovës. Fotografi nga arkivi.

    Një person është plagosur me armë zjarri në Hajvali, mbrëmjen e së dielës.

    Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti ka thënë se i plagosuri është dërguar në spital.

    “Sot rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri, në Hajvali. Nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor”.

    “Aktualisht hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për arrestimin e personit të dyshuar (i identifikuar nga ana a policisë) si dhe sqarimin të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, ka thënë Ahmeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!