Mot i ftohtë e me erë parashihet ditën e martë. Do të ketë vranësira dhe intervale me diell, e orëve të pasdites priten edhe rrebeshe të dobëta bore apo breshnize, nga pjesë qendrore e lindore të vendit, njofton Prishtina Weather.
Do të fryjë erë e ftohtë nga veriperëndimi, mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme 7-16m/s. Temperaturat minimale zbresin në 0C, e ato maksimale arrijnë vetëm në 5C e 7C.
Pas mëngjesit me ngrica të mërkurën, ditën do të ketë intervale me diell e vranësira kalimtare. Më shumë intervale me diell të enjten dhe të premten.
Orëve të mëngjesit ditën e premte mundësi për riga lokale shiu. Minimalet zbresin deri në -4C të mërkurën, e maksimalet rritën në 10C të mërkurën, e më pas edhe 15C e 17C.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.