×
  • Lajme
  • Lajme

    Halimi, LDK: Me shtrenjtimin e rrymës qytetarëve iu shtua edhe një barrë, Qeveria po e shet mashtrimin si strategji

    Reporteri
    30 Mars 2023 | 17:28
    Zëdhënësja e LDK'së, Sibel Halimi

    Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi ka reaguar pas vendimit për shtrenjtimin rreth 15% të tarifave të energjisë, duke thënë se qytetarëve nga një prilli i shtohet edhe një barrë tjetër, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Përmes një postimi në Facebook, Halimi e ka quajtur Qeverinë Kurti të propaganduar dhe se sipas saj nuk ka asnjë zgjidhje për lehtësimin e jetës së qytetarëve, pos mashtrim për ta.

    Postimi i plotë:

    Ekonomia familjare e qytetarëve tanë çdo ditë është duke u rënduar. Fillimisht nga shtrenjtimi i produkteve bazë, më pas nga rritja e tatimit në pronë, sëfundi edhe nga humbjet e trustit pensional.

    Kësaj lëngate të ekonomisë sonë, që nga pasnesër i shtohet edhe një barrë tjetër, shtrenjtimi i energjisë elektrike për 15 %. E Qeveria e propaganduar e shpresës, nuk ka asnjë zgjidhje që lehtëson jetën e qytetarëve, pos qe mashtrimin e shet si strategji.

    Fatkeqësisht, derisa përditshmëria e qytetarëve është duke u vështirësuar, vendi qeveriset nga një pushtet i humbur në kohë dhe hapësirë. Asnjë veprim e masë për të ndryshuar këtë gjendje të krijuar, vetëm fjalë boshe e prezantime të shifrave imagjinare që i cilësojnë suksese, por që populli i Kosovës nuk i sheh!?

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!