Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për njërën ndër arsyet pse kosovarët po e lëshojnë vendin.
Kurti thotë se kjo ikja e qytetarëve po vjen si pasojë që në Kosovë nuk ka lidhje midis diplomave universitare dhe tregut të punës.
Sipas tij, asnjë qeveri nuk ka krijuar një urë midis arsimit dhe aftësimit profesional dhe tregut të punës.
“Qytetarët po e lëshojnë vendin sepse nuk kemi lidhje midis diplomave të universiteteve dhe tregut të punës. Ky është njëri ndër faktorët kryesorë. Arsye kanë se mbarojnë ekonomik e juridik, mirëpo është ngopur tregu i punës për profesione sepse asnjëherë nuk ka pasur një qeveri që krijon urën midis arsimit dhe aftësimit profesional në njërën anë dhe tregun e punës në anën tjetër. Ne po angazhohemi që të ketë mundësi edhe për profesionalizim joakademik, parkuier, kuzhinier, murator e kështu me radhë”, tha Kurti në Klan Kosova.
Kurti: Tri ligjet e mbetura në Kushtetuese po zvarriten, jam i shqetësuar për vendimet që do vinë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.