Hetuesit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme kanë arrestuar një person i cili është i dyshuar që nga shtatori i vitit 2022 për përvetësim dhe shitje të barnave në vlerë 50 mijë euro.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi zyrtar të Policisë së Kosovës ku thotë se personi i dyshuar V.V, 41 vjeçar, dyshohet të ketë kryer veprën-keqpërdorim i besimit.
“Mbështetur në rezultatet e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se i njejti dyshohet se që nga shtatori i vitit 2022, duke keqëpërdorë besimin, ka përvetësuar një sasi të barnave të cilat më pas i ka shitur te një person tjetër (vlera e përafërt e dëmit të shkaktuar është rreth 50000 euro).”, thuhet në njoftimin e Policisë, përcjell Reporteri.net.
I dyshuari është arrestuar sot pas paraqitjes së rastit nga ankuesi e më pas është ndaluar për 48 orë ndërkohë që policia është duke kërkuar një person tjetër që mund të jetë i përfshirë në këtë rast. /Reporteri.net/.
Njoftimi i plotë:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.