×
  • Lajme
  • Lajme

    Momenti kur merimanga sekuestron veturën BMW të qytetarit që shqetësonte kryeqytetin

    Reporteri
    30 Mars 2023 | 22:52
    Merimanga sekuestron veturën e qytetarit i cili shqetësonte kryeqytetin duke vozitur me zë të lartë të muzikës

    Në rrjetet sociale është publikuar momentin kur merimanga sekuestron veturën “BMW” të “Papi Chulos”.

    Drejtuesi i saj, R.H., 34-vjeçar u ndalua sot, teksa ne dosjen e policisë ndaj tij figurojnë 225 gjoba për kundërvatje të ndryshme në trafik.

    “Papi Chulo”, prej kohësh me veturën e tij BWM ngjyrë e gjelbër ka shqetësuar qytetarët e Prishtinës me lëvizje e me muzikë të lartë.

    Detaje për ndalimin e tij ka dhënë zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

    “Ngasësi i automjetit R.H, mashkull, 34 vjeç, është identifikuar sot nga ana e policisë dhe i njëjti është shoqruar në Stacionin Policor Veriu Prishtinë. Pas verifikimit në të dhënat e policisë, ka rezultuar se personit në fjalë nga ana e policisë i figurojnë 225 gjoba”, tha Ahmeti.

     

    Shoferi i BMW-së që u ndalua sot nga Policia i ka 225 gjoba, i sekuestrohet vetura

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!