Lidhja Demokratike e Kosovës sot festoi 33 vjetorin e themelimit të degës së saj në Prizren.
Kryetari i saj, Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook tha se është humbur shumë kohë dhe se duhet të kapërcejë mbi popullizmin e së kaluarës.
“Përtej nderimit të së shkuarës, projektuam të ardhmen. Atë që vendit i sjellë një zë politik modern, në përputhje me përballjet e qytetarëve e zhvillimor në transformimin e madh që i duhet Kosovës. LDK sot ka këtë detyrë. Të kapërcejë mbi popullizmin e së shkuarës, për t’i dhënë përgjigje çështjeve që na definojnë të tashmen e të ardhmen. Sepse kemi humbur kohë shumë, sepse meritojmë më shumë”, shkroi Abdixhiku, përcjell Reporteri.net.
Në këtë organizim morën pjesë edhe deputetë dhe zyrtarë të tjerë të LDK-së ndër ta edhe kreu i degës, Driton Selmanaj.
I njëjti tha se LDK ishte partia e parë politike e cila hapi rrugën e pluralizmit politik në mbarë Evropën Juglindore, dhe shtoi se, shtëpia e jonë politike ka hyrë në historinë shqiptare duke u shndërruar në lëvizje gjithëpopullore duke vënë gurin e parë të themelit për Kosovën e lirë dhe demokratike, duke u udhëhequr nga lideri historik, Ibrahim Rugova./Reporteri.net/
Postimi i plotë: