Një burrë që ka kaluar 20 vitet e fundit në një spital në Kaliforni, më në fund është identifikuar nga gazetare që gjurmoi familjen e tij dhe kaloi katër vjet pranë shtratit të tij duke u përpjekur të provojë se është i vetëdijshëm, transmeton Reporteri.net.
Burri i paidentifikuar u aksidentua rëndë në qershor të të vitit 1999. 20 vitet e fundit i kaloi në një spital në Coronado.
Pak para ditëlindjes së tij të 34-të, në janar të vitit 2016, gazetarja hulumtuese Joann Faryon zbuloi emrin e tij të vërtetë, Ignacio dhe historinë që fshihej prapa tij.
Në një artikull të botuar nga Los Angeles Times të enjten, Faryon detajon dy vitet që ajo kaloi për të njohur Ignacion, ose Nacho, siç e quanin familja e tij.
Fayron kaloi qindra orë pranë shtratit të tij midis viteve 2015 dhe 2017. Ajo arriti të gjente një kopje të raportit të aksidentit, i cili zbuloi se ai kishte qenë në një kamion që u përplas me një makinë tjetër në rrugën drejt luginës, ku shumë punëtorë pa dokumente bëjnë jetojnë në fermat e perimeve. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.