Një veturë në Fushë Kosovë, para pak minutash është përfshirë nga flakët.
Nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri te ky incident, mirëpo siç shihet në pamjet e dërguara në adresë të Reporterit, vetura ka qenë në lëvizje në kohën kur është përshirë nga flakët.
Fatmirësisht pasagjerët kanë shpëtuar pa asnjë lëndim, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë dalë policia.
Aty janë mbledhur edhe një numër i madh i qytetarëve të cilët janë munduar t’i dalin në ndihmë shoferit dhe pasagjerëve të tjerë që ndodheshin në veturë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.