Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Milot-Rreshen, në fshatin Munaz.
Policia bën me dije se në aksident janë përfshirë 4 makina, njëra me drejtues shtetasin F.T., banues në Suedi, njëra me drejtues shtetasin L.Z., banues në Prishtinë, njëra me drejtues shtetasin A.Z., banues në Suedi dhe së fundmi mjeti me drejtues shtetasin L.G.,banues në Zvicër.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plasgosur 2 shtetase, një kosovare dhe një banuese në Serbi.
“Si pasojë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Rreshenit, jashtë rrezikut për jetën shtetaset T.B., banuese në Kosovë dhe H.M.,banuese në Serbi ,të cilat ndodheshin si pasagjere në mjetet me drejtues L.Z.dhe L.G”,- njofton policia.
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.