×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E zë rryma, humb jetën 58 vjeçari

    Reporteri
    04 Gusht 2019 | 18:33

    Një 58-vjeçar në Mirditë ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.


    Ngjarja ka ndodhur orës 15:45 dhe sipas policisë ka qenë aksidentale. Viktimë ka mbetur shtetasi GJ.P, banues në Ndërfane.

    “Sot, rreth orës 15:45, në fshatin Ndërfane, Mirditë shtetasi Gj.P., 58 vjeç, banues në Ndërfane, Mirditë, në banesën e tij, aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, ku si pasojë ka humbur jetën” njoftoi policia, raporton oranews.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e mëtejshme të rrethanave të ngjarjes

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!