×
  • Sport
  • Sport

    “Shiteni palaçon” – tifozët e Arsenalit kritika të ashpra për Mustafin

    Reporteri
    06 Gusht 2019 | 10:41

    Tifozët e Arsenalit e kanë kritikuar ashpër qendërmbrojtësin e skuadrës së tyre, Shkodran Mustafin, pas paraqitjes së tij në ndeshjen e së dielës, kundër Barcelonës.


    Gjermani me origjinë shqiptare hyri në lojë kur kishin mbetur vetëm edhe tri minuta, mirëpo ndeshjen në fund e fitoi Barcelona falë një goli të vonshëm të Luis Suarezit, transmeton Gazeta Express.

    Fillimisht në epërsi kishte kaluar Arsenali në këtë ndeshje, pas golit të Pierre-Emerick Aubameyang. Mirëpo, një autogol i Ainsley Maitland-Niles bëri që katalonasit ta barazojnë rezultatin.

    Përkundër këtij gabimi të Niles, ishte Mustafi ai i cili i mori kritikat më të mëdha pas kësaj ndeshjeje. Më poshtë mund t’i lexoni disa nga postimet e tifozëve të Arsenalit në rrjetin social Twitter.

    “Arsenal 1-1 Lyon; Mustafi hyn në lojë; Arsenali pranon gol për të pësuar disfatë 2:1. Barcelona 1:1 Arsenal; Mustafi hyn në lojë; Arsenali pranon gol për të pësuar disfatë 2:1”, shkroi @UberAFC.

    “Shiteni për një qese “Doritos””, shkroi @SreeragSuresh.

    “Largojeni këtë palaço”, shkroi @NicolasHercules.

    “@MustafiOfficial largohu”, shkroi @Amat46662859

    “Me çdo paraqitje, vlera e tij bie përtokë”, shkroi @foxinthebox2010.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!