×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mos rrej, çu dil jashtë laper”, gazetari Olluri e përzë Sadri Ramabajën nga debati live, moderatori e nderprenë emisionin

    Reporteri
    08 Maj 2023 | 22:11

    Profesori Sadri Ramabaja dhe gazetari Parim Olluri janë kapur sonte live në emision, kur po diskutohej për ndikimin e mediave te partitë.

    Në një moment në studion e T7, gazetari Ilir Morena, që ishte po ashtu pjesë e panelit, tha se mediat kanë zbuluar aferat e partive, duke përmendur në veçanti aferën Pronto.

    Mirëpo, me këtë nuk u pajtua Ramabaja, i cili tha se atë “e ka qitë Kadri Veseli se ju [gazetarët] s’kishi guxu hiç”, koment ky të cilin nuk e priti mirë gazetari Parim Olluri.

    “Nuk është e vërtetë. Mos rrej, mos rrej Ramaba, se po rren sa je i madh vet”, iu kundërpërgjigj Olluri, ndaj të cilit Ramabaja reagoi me fjalët “Mbylle gojën, rrugaq”.

    Debati eskaloi edhe më tepër, pasi gazetari Olluri po ashtu reagoi me fjalët “rrugaq” e “laper”, dhe kërkoi që të dalë jashtë nga emisioni. “Mos flliq me gojë, zoni mos t’nihet”.

    “Ose ky ose unë”, ishin fjalët që tha Ramabaja teksa u largua. “Nuk rri me ksi rrugaça. Mos më thirr kurrë më me këso”, vazhdoi tutje.

    “Dil jashtë e mos të shoh më këtu”, iu drejtua sërish Olluri.

    Pas këtij debati të nxehtë, moderatori Leonard Kërquki u detyrua që ta ndërpresë emisionin duke shkuar në reklama. Panelistët u rikthyen sërish pas reklamave, mirëpo pa Ramabajën. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!