×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Krasniqi: Kryetarët në veri do të vazhdojnë punën në objektet e komunave

    Reporteri
    26 Maj 2023 | 23:39
    Elbert Krasniqi, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal

    Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka thënë se kryetarët e komunave në veri kanë filluar punën dhe do të vazhdojnë punën e tyre në objektet e komunave.

    Sa i përket reagimit të sekretarit amerikan Blinken, Krasniqi tha se kryetarët janë të emëruar por janë të zgjedhur nga vota e qytetarëve.

    “Kryetarët kanë marrë pjesë në proces zgjedhor që të jenë kryetarë të komunës dhe ata sot kjanë filluar punën e tyre në objektet e komunës dhe do të vazhdojnë të punojnë prej objekteve të komunës.”, është shprehur ministri Kraniqi në RTV Dukagjini.

    Për reagimin e sekretarit amerikan Blinken, Krasniqi tha se kryetarët janë të emëruar por janë të zgjedhur nga vota e qytetarëve.

    “Krejt çka mund të them në këtë moment është që ky është proces demokratik, ata kryetarë nuk janë të emëruar, ata kanë dalur të zgjedhur prej votave të qytetarëve në një proces të pranuar ligjor dhe kushtetues dhe kjo ëhstë e rëndësishme”, tha ndër të tjera ai.

    Tutje Ministri u shpreh se ministria e tij do të jetë e angazhuar në mënyrë që kryetarët e komunave t’i përmbushin detyrat dhe mandatin e tyre.

    Ministri Krasniqi u shpreh se kryetarët janë të gatshëm të japin shërbime në të mirën e qytetarëve.

    Kujtojmë që gjatë ditës së sotme hyrja e kryetarëve në objektet e komunave u përcjell me tensione të krijuara nga serbët lokalë të cilët i bllokuan dyert e objekteve të komunave.

    Policia e Kosovës intervenoi dhe mundësoi hyrjen e kryetarëve në komunat përkatëse./Reporteri.net./

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!