Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq ka njoftuar se i është drejtuat KOSTT dhe ZRRE-së për kyqjen dhe pagesën e rrymës elektronike në institucionet e komunës.
Sipas Atiqit, ai gjithashtu ka kërkuar që ti njoftojnë në lidhje me borxhin që i duhet paguar Institucioneve të Republikës së Kosovës, për rrymën e papaguar.
“Sot ju drejtova KOSTT dhe ZRRE me kërkesën për të na kyçur dhe filluar pagesën e rrymës elektrike në institucionet publike të Komunës sonë. Gjithashtu kërkova që të na njoftojnë mbi borxhin që i duhet paguar institucioneve të Republikës së Kosovës për rrymën e papaguar nga komuna që drejtoj”, ka shkruar Atiq.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.