Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se situata në veri të Kosovës, aktualisht është e qetë.
Sveçla tha se kishte pasur një acarim para disa orësh në Leposaviq por që nuk ka pasur ndonjë incident, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Momentalisht është e qetë (flet për situatën aktuale të sigurisë në veri), kemi pasur një acarim të situatës në Leposaviq para disa orësh por e gjitha ka përfunduar pa ndonjë incident të theksuar.”, ka thënë Sveçla në RTK.
Ndërkaq, ai është shprehur i bindur se skenat e ditëve të fundit nuk do të përsëriten më.
“Kemi një shfaqje të forcës periferike kohë pas kohe të milicisë fashiste por, policia e Kosovës me vullnetin e saj me gatishmërinë, me angazhimin, me profesionalizmin është duke mbizotëruar situatën, është duke kontrolluar terrenin dhe unë jam i bindur se skenat e ditëve të fundit nuk do të mund të përsëriten më” , tha ai./Reporteri.net.