×
  • Sport
  • Sport

    Manchester City në majën e Evropës, për herë të parë në histori fiton Champions League

    Reporteri
    10 Qershor 2023 | 23:01

    Manchester City ia doli të realizojë ëndrrën e tij për të fituar për herë të parë trofeun më të madh për klube, atë të Champions League në finale e saj të dytë, duke mundur minimalisht 1-0 Interin në finale.

    Heroi i finales ishte spanjolli Rodri i cili realizoi golin e fitores në minutën e 68′ pas një asistimi të Bernardo Silvës.

    Manchester City kompleton tripletën, pasi kujtojmë që ka fituar FA Cup dhe Premier League.

    Në krahun tjetër, te Interi duhet të provojnë përsëri për t’u ngjitur në majën e Evropës.

    Megjithatë, edhe për Interin ishte një sezon i kënaqshëm, duke e fituar Superkupën dhe Kupën e Italisë, duke përfunduar në top-4she dhe duke e arritur finalen e Ligës së Kampionëve./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!