×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Preku pikën më të thellë të tokës, Fevziu tregon të vërtetën e Flamurit Shqiptar në nëndetësen “Triton”

    Reporteri
    24 Qershor 2023 | 12:36

    Dje në një reportazh për nëndetësen “Titan” që shpërtheu në afërsi të mbetjeve të Titanikut u shfaq edhe flamuri shqiptar.

    Por, siç shpjegon, gazetari Blendi Fevziu flamuri shqiptar nuk ka qenë në nëndetësen Titan, por në simotrën e saj Triton, shkruan Reporteri.net.

    “Kjo eshte historia e rralle e Flamurit Shqiptar qe preku 5 pikat me te thella te globit dhe hapesiren. Dje ne nje reportazh per nendetesen Titan qe shpertheu ne afersi te mbetjeve te Titanikut u shfaq edhe flamuri shqiptar sic duket ne foto. Ne fakt flamuri shqiptar nuk ka qene ne nendetesen Titan, por ne simotren e saj Triton.”, shkroi Fevziu në Facebook.

    Fevziu tha se flamuri shqiptar nuk ka qenë vetëm në këtë nëndetëse, por në të gjitha nëndetëset që janë ulur në 5 pikat më të thella të globit.

    Kjo, siç tha ai, falë dedikimit të një amerikani ndaj gruas së tij shqiptare.

    “Dhe jo vetem ne te. Flamuri shqiptar ka qene ne gjithe nendeteset qe jane ulur ne 5 pikat me te thella te globit. Kjo fale nje amerikani qe ja dedikon ate gruas se tij shqiptare. Victor Vescovo eshte nje amerikan nga Teksasi dhe i pari njeri ne bote qe eshte ulur ne 5 pikat me te thella te globit me nendetese speciale ndertuar per kete mision. Me 28 Prill 2019 ai u ul ne piken me te thelle te Oqeaneve te Globit ne thellesine 10928 m. Me pas ai eksploroi 5 pikat me te thella te globit ne kuader te ekspedites Five deeps expedition. “, shpjegoi Fevziu.

    “Me 24 Maj 2010 ai ishte ngjitur ne majen me te larte te botes ne Himalaje. Ndersa ne 2022 ai fluturoi ne hapesire me anijen Neë Shepard. Ai eshte njeriu i vetem ne glob qe ka arritur piken me te ulet, piken me te larte te globit dhe hapesiren. Ai mban gjithnje ne uniforme dhe ne pajisje, flamurin e Teksasit, 2 flamuj amerikane dhe flamurin shqiptar. Ne respekt te gruas se tij, Monica Beu dhe te popullit, qe sic e quan ai ka nje histori te jashtezakonshme.”, përfundoi ai. /Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!