Besa Kabashi-Ramaj nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës ka kritikuar qeverinë Kurti për sitautën në veri të vendit.
Ajo deklaroi se ekzekutivi e ka humbur epërsinë ndërkombëtare të Kosovës karshi Serbisë, shkruan gazeta Online Reporteri.net.
Tutje ajo tha se kryeministri, Albin Kurti nuk është duke punuar për të gjithë qytetarët.
‘Është fatkeqësi të shohësh që kryeministri definitivisht nuk është duke punuar për të gjithë vendin, ai është duke punuar vetëm për përkrahësit e Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ajo në Klan Kosova.
“Në fakt ai është kryeministër i krejt vendit, i të gjithë qytetarëve. Ai është duke e keqpërdorur shumë rëndë emocionin dhe atdhedashurinë që kosovarët e kanë për vendin e vet, duke dhënë doza të nacionalizimit dhe duke e përdorur veriun që t’i ngrit këto emocione aq lartë sa ne të verbohemi e të mos shohim sa keq është situata në fushat tjera”, ka thënë Kabashi-Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.