×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    “Ligji ndalon bartjen e uniformës fetare në shkolla”, flet Drejtori i Arsimit në Pejë pas përjashtimit të 13-vjeçares me mbulesë

    Reporteri
    11 Shtator 2023 | 11:20

    Përjashtimi i nxënëses së klasës së tetë, E.L nga shkolla “Asdreni” në Pejë për shkak të vendosjes së mbulesës, ka nxitur reagime.

    Sipas drejtorit të Arsimit në Pejë, Naser Gega, me Ligjin e arsimit fillor dhe të mesëm, nuk lejohet vijimi i mësimit me mbulesë, ndërsa ka shtuar se do të shohin sesi do të trajtohet ky rast.

    “Jam i informuar për rastin por nuk e di a ka vendim apo jo për largimin e nxënëses nga shkolla. Sidoqoftë unë nuk kam të drejtë ligjore me kërku nga shkollat që me i leju nxënësit me mbulesa. Udhëzimi administrativ 6/2014 i MASHTI neni 3 pika 1.13 thotë se nxënësit i ndalohet bartja e uniformës fetare, është e prerë”, ka thënë Gega.

    13 vjeçarja përjashtohet për shkak të mbulesës, protestojnë nxënësit e shkollës “Asdreni” në Pejë

    Ai ka shtuar se kjo nuk ka të bëjë me vullnetin e tij por me interpretimin e ligjit në këtë rast

    “Jemi në kontakt edhe me familjen dhe pres biseda me ta ju kam thënë që do të trajtojmë rastin. Nuk është situatë e dëshirueshme nuk jam ithtar i asaj që asnjë nxënës të largohet nga shkolla, sepse shkollat janë për nxënës. Nuk kam të drejtë ligjore të marr dhe ti them drejtoreshës ta lejojë apo jo në shkollë”, u shpreh Gega për Telegrafin.

    Ai shtoi se disa shkolla raste të tilla i kanë tejkaluar me marrëveshje nëse s’ka pasur reagim nga klasa.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!