Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka dënuar deklaratat e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku ka “sulmuar” shtetësinë e Kosovës dhe është ankuar se komuniteti ndërkombëtar e ka shkelur ligjin duke njohur Kosovën shtet.
Gërvalla, në reagimin e saj, tha se paralelja e ngritur nga Vuçiqi se Ukrainës po i ndodh ajo që i ka ndodhur edhe Serbisë më 2008, është shpifje dhe tentim për shtrembërim të historisë, shkruan Reporteri.net.
“Si ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës dënoj ashpër dhe i hedh poshtë në tërësi si të pavërteta dhe tentim për shtrembërim të historisë deklarimet lidhur me Republikën e Kosovës, të bëra nga Presidenti i Serbisë në paraqitjen e tij të sotme para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku ai, mes të tjerash, zanafillën e agresonit rus në Ukrainë e sheh tek pavarësimi i Kosovës, dhe paturpshëm pretendon se më 2008 Serbisë i ka ndodhuir kjo që i ndodhë Ukrainës sot”.
Vuçiq ankohet në OKB: Perëndimi shkeli ligjin ndërkombëtar duke njohur Kosovën
Tutje tha se, përmes këtyre deklaratave, Vuçiqi e ka shkelur zotimin e bërë në Marrëveshje, që raportet mes Kosovës dhe Serbisë të ndërtohen bazuar në parimet e Kartës së OKB-së.
“Më atë Marrëveshje, Presidenti i Serbisë është pajtuar edhe që Serbia të mos flasë në emër të Republikës së Kosovës në forumet ndërkombëtare, dhe të mos e kundërshtojë anëtarësimin e Republikës së Kosovës në cilëndo organizatë ndërkombëtare, përfshirë OKB-në”, thuhet ndër tjerash në reagim. /Reporteri.net/.
Reagimi i plotë: