Instituti GAP, bazuar në të dhënat e ATK, ka prezantuar pagat mesatare bruto nëpër komunat e Kosovës.
Sipas llogarive të tyre paga më e lartë mesatare është në komunën e Prishtinës 677 euro ndërsa më e ulëta është në Partesh 233 euro.
Në tabelën e mëposhtme “Paga mestarë bruto në sektorin privat në Kosovë në qershor 2023, sipas qyteteve”, mund të shihni të dhënat për pagën mesatare në secilën komunë.
GAP thotë se këto përllogaritje janë bërë pa i përfshirë pagat e organizatave buxhetore, ambasadave, kompanive publike të kufizuara ndërmarrjeve nën menaxhim të AKP, ndërmarrjeve publike, zyrave ndërlidhëse, agjencioneve të huaja qeveritare dhe zyrave të përfaqësive.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.