×
  • Lajme
  • Lajme / Vrasja e rreshterit të Policisë

    Mbyllet pika kufitare në Bërnjak pas zhvillimeve të fundit në veri

    Reporteri
    24 Shtator 2023 | 9:28

    Pikëkalimi kufitar në Bërnjak, në hyrje, është mbyllur pas zhvillimeve të fundit në veri ku një polic i Kosovës mbeti i vdekur.

    Kështu është bërë e ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

    Ndërsa ajo në Jarinjë vazhdon të jetë e hapur.

    Një polic ka mbetur i vrarë si pasojë e sulmeve në fshatin Banjskë të Mitrovicës së Veriut në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, ndërsa një tjetër është plagosur.

    Për rastin kanë reaguar krerët e shtetit, të cilët kanë thënë se këto janë sulme terroriste të organizuara nga Serbia.

    Vrasja e rreshterit në veri, Policia thotë se vazhdojnë të shtënat: Po sulmohemi në pozicione të ndryshme nga grupe të armatosura

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!