×
  • Lajme
  • Lajme / Detaje

    Polici i plagosur në veri po trajtohet në QKUK, gjendja e tij është stabile

    Reporteri
    24 Shtator 2023 | 9:48

    Një polic mbeti i vrarë e një tjetër i plagosur në mëngjesin e sotëm në fshatin Banjska të Leposaviqit.

    Polici i plagosur, fillimisht ishte dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë Jug, e më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci, ka thënë se gjendja e policit është stabile.

    Kolgeci ka treguar se një predhë metalike e kanë laguar nga këmba e djathtë e policit.

    Tutje ai për Kallxo.com shtoi se gjendja e policit pritet të jetë stabile edhe në orët e ardhshme.

    Në anën tjetër, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se sulmi është nga kryer krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar.

    Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ngjarja është e planifikuar, orkestruar dhe ekzekutuar nga bandat kriminale serbe dhe sipas saj, është sulm ndaj rendit dhe ligjit në veriun e vendit dhe është sulm ndaj Kosovës.

    Kurse kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se vrasja e policit në veri të Kosovës është sulm i drejtpërdrejt ndaj rendit kushtetues, ndaj veprimeve të Kosovës për rend dhe ligj, si dhe cenim i sovranitetit e sigurisë në vendin tonë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!