Kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut Gjerman, Michael Roth, ka reaguar për sulmin brutal në veri, ku u vra një polic i Kosovës.
Ai ka thënë se bandat serbe me mbështetje nga Beogradi janë përgjegjës për këtë sulm.
Roth ka thënë se është kureshtar ta shoh se cili do të jetë justifikimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
”Dhuna brutale thjesht nuk mbaron kurrë. Tani ka vdekur një polic kosovar. Bandat serbe (me mbështetje të drejtpërdrejtë nga Beogradi) ndoshta janë përsëri përgjegjëse për këtë. Jam kurioz të shoh se çfarë justifikimi do të ketë Vuçiq”, ka thënë ai.
Situata në Veriun e Kosovës vazhdon të mbetet e tensionuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.