‘Vandami’ shqiptar që u bë mjaft i famshëm pasi hipi mbi kofanon e makinës së turistëve spanjollë, Mihal Kokëdhima është lënë sot në paraburgim nga Gjykata e Vlorës.
Dosja.al mëson se Kokëdhima ka rrëfyer se nuk i ka prekur me dorë turistët spanjollë dhe se ka dashur vetëm të marrë lekët e tij pasi, sipas pronarit të restorant Panormës, ata kanë ikur pa paguar.
“Ikën pa paguar, vrapova që t’u marr lekët e mia dhe prandaj hipa në kofano. Ata ndezën makinën dhe donin të më shtypnin,”- mësohet të ketë thënë ai.
Ndër të tjera Kokëdhima pati edhe një debat me avokatët e tij para se të niste gjyqi, teksa u theksoi atyre se kryeministrin Edi Rama e ka mik por që ky i fundit e ka harruar tashmë.
Një ditë më parë u publikua një video ku Kokëdhima shihej mbi kofanon e disa turistëve spanjollë teksa çante xhamin me duar. Turistët e denoncuan pronarin e lokalit për dhunë ndaj tyre, pasi kishin shprehur pakënaqësi ndaj ushqimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.