Paris Saint-Germain koleksionoi një fitore të madhe në “Klasiken” franceze përballë Marseille duke i mposhtur marsejezët me shifrat 4-0.
Megjithatë, ndeshja edhe mund të mos ishte zhvilluar pasi së fundmi është zbuluar një prapaskenë që alarmoi autoritetet franceze vetëm disa minuta para startit të ndeshjes.
Një person telefonoi policinë kryeqytetase duke deklaruar se do të vendoste një bombë në ambientet e stadiumit “Parc Des Princes” dhe që do ta shpërthente gjatë ndeshjes, raporton SS.
Autoritetet u vendosën menjëherë në lëvizje për të identifikuar autorin e telefonatës dhe për fat ia dolën me sukses duke e arrestuar personin që telefonoi dhe vendosi në alarm forcat e rendit.
Një tragjedi e cila u shmang kështu në Paris, edhe pse autoritetet kanë dyshimet e tyre nëse personi në fjalë do të organizonte me të vërtetë një sulm terrorist në ambientet e stadiumit të PSG.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.