Kongresisti amerikan, Ritchie Torres ka reaguar ndaj dislokimit të madh të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën.
Ai përmes një postimi në X shkruan se është i alarmuar me këtë dislokim të madh dhe të sofistikuar të forcave serbe, ndërkaq ka kërkuar nga Serbia t’i tërheqë trupat.
“Si një përkrahës dhe aleat krenar dhe i palëkundur i Republikës së Kosovës, jam gjithnjë e më i alarmuar nga raportimet për një dislokim të madh dhe të sofistikuar të forcave serbe përgjatë kufirit Serbi-Kosovë”, shkruan ai.
Zëdhënësi i Këshillit Kombëtar për Siguri të SHBA-së, John Kirby në një konferencë për media ka thënë se Serbia ka grumbulluar numër të madh trupash në afërsi të kufirit me Kosovën. Sipas tij, ky është “një zhvillim shumë destabilizues dhe ne po i bëjmë thirrje Serbisë që të tërheqë forcat nga kufiri dhe të ulë tensionet”.
Kirby ka shtuar se SHBA’të janë duke e monitoruar një dislokim të madh ushatark serb duke e përmendur edhe llojin e armatimit.
“Përtej këtij incidenti, ne po monitorojmë një dislokim të madh ushtarak serb përgjatë kufirit me Kosovën që përfshin një organizim të paprecedentë të artilerisë, tankeve dhe njësive të mekanizuara të këmbësorisë serbe” ka thënë ai. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.