×
  • Lajme
  • Lajme / Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë

    Kamberi: Nëse Vuçiq s’e tërheq ushtrinë, mund të rikthehet Zona e Sigurisë 5 kilometra nga Marrëveshja e Kumanovës

    Reporteri
    30 Shtator 2023 | 12:38

    Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shqip Kamberi, ka shkruar pas telefonatës së djeshme që Sekretari Amerikan, Antony Blinken, i ka bërë kreut të shtetit serb, Aleksandër Vuçiq.

    Kamberi thotë se Blinken ka qenë i qartë në kërkesën e tij që Serbia të tërheqë ushtrinë nga kufiri me Kosovën.

    “Vuçiq duhet të vendosë“, ka shkruar Kamberi.

    Sipas tij, nëse dështohet me përfilljen e kërkesës së SHBA-së, mund të rivendoset Zona e Sigurisë Tokësore që mundësohet sipas Marrëveshjes së Kumanovës.

    Zona e Sigurisë Tokësore (GSZ) përkufizohet si një zonë prej 5 kilometrash nga kufiri i Kosovës drejt territorit të Serbisë dhe sipas kësaj Marrëveshje forcat serbe s’mund të hyjnë, rihyjnë apo mbeten brenda territorit të Kosovës ose Zonës së Sigurisë Tokësore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!