Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi i ka reaguar Kurtit rreth deklaratave për rritje ekonomike.
Krasniqi tha se kjo është hipokrizi dhe tallje me popullin.
“Në kulmin e krizës dhe inflacionit, atëherë kur paga e një pensionisti nuk mjafton as për medikamentet e nevojshme, kur paga e punonjësit privat nuk e mbush shportën e konsumit mujor, kur paga e mjekut, policit dhe ushtarit nuk mjafton për faturat e larta të energjisë elektrike dhe alternativë është braktisja e vendit për të siguruar ekzistencë, bash atëherë Kryeministri Kurti del dhe flet me mburrje për rritje ekonomike. Hipokrizi dhe tallje me popullin, ndryshe kjo nuk mund të quhet!”, ka shkruar ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.