×
  • Sport
  • Sport

    Oferta e majme e Monacos për Icardin

    Reporteri
    19 Gusht 2019 | 8:26

    Monaco është klubi më i ri që ka shprehur interesim të madh për sulmuesin e Interit Mauro Icardi, të cilit i ka ofruar pagë shumë të majme vjetore.


    Sipas mediave italiane, klubi francez është i gatshëm t’i ofrojë sulmuesit argjentinas pagë vjetore prej 12 milionë euro, transmeton Express.

    Ndërsa, Interit Monaco pritet t’ia ofrojë 65 milionë euro plus bonuse për shërbimet e argjentinasit.

    Icardi është plotësisht jashtë planeve të Interit dhe vazhdon ta refuzojë kalimin te Napoli, sepse e dëshiron transferimin te Juventusi, edhe pse tani duket seç herë e më i pamundur për të kalimi te kampioni italian.

    Sipas Rai Sport, Monaco ka shfaqur interesim të madh për Icardin tani.

    Klubi i League 1 është i gatshëm t’ia ofrojë Interit shumën e njëjtë që po ia ofron Napoli, 65 milionë euro plus bonuse, por pagë shumë më të lartë Icardit, plot 12 milionë euro në sezon për pesë vjetët e ardhshme.

    Besohet se Napoli i ka ofruar Icardit pagë vjetore prej 7.5 milionë euro plus bonuse.

    Interi parapëlqen ta shesë Icardin jashtë Italisë, bile në një klub që nuk është as në Ligën e Kampionëve, megjithatë gjithçka varet nga dëshira e lojtarit dhe menaxheres së tij Wanda Nara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!