Bileta për ndeshjen e Kosovës kundër Republikës së Çekisë në Grupin A kualifikues për Kampionatin Evropian do të dalin në shitje sot pasdite, njofton Federata e Futbollit e Kosovës.
Kosova e pret Çekinë në stadiumin Fadil Vokrri më 7 shtator, në një ndeshje të xhiros së katërt në Grupi A kualifikues për Kampionatin Evropian 2020.
FFK-ja njofton se biletat do të dalin në shitje sot pasdite dhe ato mund t’i blini në platformën online www.tiks.app.
Kosova, e cila është në fushatën e saj debutuese në kualifikime për Kampionat Evropian, do të përballet me Republikën e Çekisë për herë të parë në histori.
Çekia, aktualisht e dyta në grup me 6 pikë, është kundërshtare e drejtpërdrejt e Kombëtares verdhekaltër, e cila mbledh 5 pikë në vendin e tretë, në luftë për vendin e dytë në përpjekje për t’u kualifikuar në EURO 2020.
Trajneri Bernard Challandes përsëri do të përballet me kokëçarje, pasi lojtari më në formë i kombëtares, Milot Rashica, pësoi një dëmtim më kofshe në një ndeshje me Werder Bremenin në Bundesligë këtë fundjavë dhe pritet të mungojë gjatë. Arbër Zeneli dhe Hekuran Kryeziu mbesin jashtë edhe për ketë ndeshje, sepse janë duke u rikuperuar nga lëndimet e rënda.
Megjithatë, trajnerin zviceran e gëzon fakti se do të mundë të llogarisë në mesfushorët e kthyer nga lëndimet, Valon Berishën dhe Herolind Shalën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.