×
  • Sport
  • Sport

    Kosova – Çekia: Çmime super të arsyeshme të biletave

    Reporteri
    19 Gusht 2019 | 12:15

    Bileta për ndeshjen e Kosovës kundër Republikës së Çekisë në Grupin A kualifikues për Kampionatin Evropian do të dalin në shitje sot pasdite, njofton Federata e Futbollit e Kosovës.


    Kosova e pret Çekinë në stadiumin Fadil Vokrri më 7 shtator, në një ndeshje të xhiros së katërt në Grupi A kualifikues për Kampionatin Evropian 2020.

    FFK-ja njofton se biletat do të dalin në shitje sot pasdite dhe ato mund t’i blini në platformën online www.tiks.app.
    Ndërkohë është mësuar edhe çmimi se sa do të kushtojnë biletat për secilën pjesë të stadiumit.

    Më poshtë janë çmimet si vijojnë:

    Veri – 5 euro
    Jug – 5 euro
    L1 – 10 euro
    L4 – 10 euro
    L2 – 15 euro
    L3 – 15 euro
    P1 pjesa e poshtme – 15 euro
    P1 pjesa e sipërme – 20 euro
    P2 – 15 euro
    P3 – 15 euro
    P4 – 15 euro
    P5 pjesa e poshtme – 15 euro
    P5 pjesa e sipërme – 20 euro
    VIP1 – 80 euro
    VIP2 – 80 euro

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!