×
  • Lajme
  • Botë / Në një sulm me dron

    Forcat izraelite thonë se kanë vrarë komandantin e Hamasit që udhëhoqi sulmin në jug të Izraelit

    Reporteri
    14 Tetor 2023 | 13:24

    Forcat ajrore të Izraelit kanë thënë se kanë vrarë Ali Qadhin, komandantin e Hamasit që udhëhoqi sulmin ndërkufitar ndaj vendbanimeve izraelite të shtunën e kaluar.

    Ushtria izraelite tha se Ali Qadhi u vra në një sulm me dron pas përpjekjeve të inteligjencës nga agjencia e sigurisë Shin Bet dhe Drejtoria e Inteligjencës Ushtarake, raporton Reuters.

    Ushtria izraelite po përgatitet të futet në Rripin e Gazës, një javë pas sulmit të militantëve të Hamasit në Izrael.

    Tashmë janë raportuar shumë viktima dhe dëme materiale nga të dyja palët, raportojnë mediat e huaja.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!