Afati që ushtria izraelite u dha civilëve palestinezë për t’u evakuuar nga qyteti i Gazës në pjesën jugore të zonës ka skaduar.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit njoftuan në rrjetin social X se po lëvizin drejt Rripit të Gazës.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi se ka vizituar trupat e dislokuara në Rripin e Gazës.
“Me luftëtarët tanë në Rripin e Gazës, në vijën e frontit. Jemi të gjithë gati”, njoftoi Netanyahu në rrjetin social X.
“A jeni gati për fazën tjetër? Faza tjetër po vjen”, pyet ai ushtarët dhe Netanyahu në videon që publikoi.
Izraeli ka mobilizuar rreth 360,000 ushtarë që ka vendosur në kufirin me Gazën përpara një sulmi të planifikuar tokësor që synon të shkatërrojë militantët e lëvizjes Hamas. /Reporteri.net/
עם הלוחמים שלנו בעוטף עזה, בקו החזית. כולנו מוכנים.
(צילום: אבי אוחיון, לע״מ) pic.twitter.com/TiGzHcWhPK
— Benjamin Netanyahu – בנימין נתניהו (@netanyahu) October 14, 2023
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.