×
  • Lajme
  • Botë / Lufta Izrael-Hamas

    Blinken udhëton sërish të hënën për në Izrael

    Reporteri
    15 Tetor 2023 | 14:15
    Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken

    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të udhëtojë sërish të hënën në Izrael për konsultime të mëtutjeshme me liderët izraelit.

    Ai e vizitoi Izraelin para pesë ditësh, raporton Reuters.

    E-ja do të thërrasë një takim urgjent të vendeve anëtare për të diskutuar pasojat e përkeqësimit të situatës në Izrael dhe Palestinë.

    Kjo vie në mes të shqetësimeve në BE se Komisioni Evropian është duke e tepruar, duke marrë vendime për politikat në lidhje me Izraelin pa kërkuar më parë pikëpamjet e forta të shteteve anëtare.

    Duke dërguar një ftesë për një samit të martën, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se nëse BE-ja “nuk ishte e kujdesshme”, konflikti mund të “ushqejë ekstremizmin” në të gjithë Evropën, raporton “The Guardian”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!