Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se nevojitet një hetim i plotë i asaj se çfarë ka ndodhur të martën në Gaza, ku një spital është bombarduar, transmeton Reporteri.net.
Ai ka thënë se pamjet e shpërthimit janë të tmerrshme.
“Jam tmerruar nga pamjet e shpërthimit në një spital në Gaza. U plagosën dhe u vranë civilë të pafajshëm. Mendimet tona janë me familjet e viktimave. Një hetim i plotë i ngjarjes është i domosdoshëm”, ka shkruar Scholzi në platformën X, të njohur më parë si Twitter.
I am horrified by the images of the explosion in a hospital in Gaza. Innocent civilians were injured and killed. Our thoughts are with the families of the victims.
A thorough investigation of the incident is imperative.
— Bundeskanzler Olaf Scholz (@Bundeskanzler) October 18, 2023
Një shpërthim vdekjeprurës në një spital në Rripin e Gazës të martën vonë, ku po shëroheshin të plagosur dhe po strehoheshin shumë palestinezë, është dënuar ashpër.
Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha se të paktën 500 persona janë vrarë si pasojë e këtij shpërthimi, për të cilin e ka fajësuar Ushtrinë e Izraelit.
Izraeli i ka mohuar akuzat se e ka bombarduar spitalin.
Raportohet për mbi 500 të vrarë nga një sulm në një spital në Gazë