×
  • Lajme
  • Shqipëria / Tiranë

    Gazi lotsjellës në Kuvendin e Shqipërisë, përjashtohen tre deputetët demokratë

    Reporteri
    10 Nëntor 2023 | 17:03

    Janë përjashtuar nga Kuvendi i Shqipërisë, për 10 ditë, tre deputetët demokratë, Samiri Korreshi, Elda Hoti dhe Lindita Metalisë. Kjo pas kërkesës së bërë nga Partia Socialiste, lidhur me situatën kaotike të shkaktuar ditën e enjte në Kuvend me gazin lotësjellës.

    Tymueset, të cilat u ndezën gjatë seancës parlamentare u gjetën në çantat e Hotit dhe Metalisë.

    Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ju tha opozitarëve që të ndjekin rrugën ligjore për realizimin e kërkesave të tyre, sidomos për komisionet hetimore.

    Socialistët e zhvilluan seancën plenare me shpejtësi, teksa opozita që kishte propozuar 6 ligjet që ishin në rend dite, nuk mori pjesë në diskutime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!