Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar me gjobë të pandehurin A.K., që akuzohej për sulm ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi.
Ai është dënuar me 1000 euro gjobë për sulm ndaj gazetarit, por duke përfshirë edhe kohën e qëndrimit në paraburgim, i njëjti obligohet të paguajë 640 euro.
Në të kundërtën, sipas Gjykatës, dënimin do ta zëvendësojë me dënim me burg.
“Nëse dënimin e shqiptuar me gjobë i akuzuari nuk dëshiron apo nuk mund ta paguajë, atëherë gjykata në bazë të nenit 43 par. 3 të KPRK-së, dënimin e mbetur me gjobë në shumë prej gjashtëqind e katër dhjetë (640) euro, do ta zëvendësoj me dënim me burg, duke e llogaritur njëzet (20) Euro të gjobës me një (1) ditë burgim, përkatësisht me tridhjetë e dy (32) ditë burgim”, thuhet në njoftimin e Themelores në Prizren.
Gazetari Vullnet Krasniqi ishte sulmuar në gusht të këtij viti, në shesin “Shatërvan” në Prizren, në një marsh që ishte mbajtur kundër DokuFest. /Reporteri.net/
Protesta në Prizren kundër DokuFestit, sulmohet fizikisht gazetari Vullnet Krasniqi
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.