Edhe sot po vazhdon bastisja e Policisë së Kosovës në argjendarinë “Baraku” në Prishtinë, pronari i së cilës u arrestua të enjten nën dyshimin për përfshirje me grupin kriminal të cilët kanë grabitur argjendarinë në Suharekë.
Policia e Kosovës kanë bllokuar pjesën hyrëse në këtë argjendari, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Lidhur me grabitjen e 22 nëntorit në një argjendari në Suharekë, gjatë ditës së djeshme është arrestuar edhe pronari argjendarisë “Buraku” në Prishtinë.
Aksioni është kryer nga katër zyrtarë policorë, të cilët kanë larguar klientët që ndodheshin në lokal, dhe pastaj kanë arrestuar pronarin. Më pas është mbyllur argjendaria.
Një i vrarë dhe shtatë të arrestuar ka qenë bilanci i aksionit të djeshëm të policisë që ndërlidhet me grabitjen e armatosur në një argjendari në Suharekë.
Në këtë aksion gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i plagosur një polic. Policia është në kërkim edhe të një personi tjetër, i përfshirë në këtë rast.
Aksioni që nisi mesditën e së enjtes në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, zgjati disa orë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.