×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, aksion simbolik para gjykatës për vrasjen e Liridona Ademajt

    Reporteri
    03 Dhjetor 2023 | 9:26

    “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”.

    Kjo pankartë është shpalosur para Gjykatës Themelore në Prishtinë ku për pak pritet të nisë seanca dëgjimore për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

    Ky aksion simbolik është organizuar nga Kolektivi Feminist.

    Tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, përfshirë edhe bashkëshortin e saj Naim Murseli, pritet të dalin para gjykatës nga ora 09:30.

    Marshim për drejtësi për Liridonën është paralajmëruar për sot edhe në Tiranë.

    Familjarët e Liridona Ademajt arrijnë në gjykatë, pas pak fillon seanca dëgjimore për Naim Murselin dhe dy të tjerët

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!