Lidhja Demokratike e Kosovës nesër nga ora 11:00 do ta mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.
Sipas njoftimit, mbledhja do të mbahet në sallën Klan Arena, ku bëhet e ditur se mediet mund ta ndjekin vetëm fjalën hyrëse të kryetarit të rizgjedhur të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
“Mediet do të mund ta ndjekin fjalën hyrëse të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dr. Lumir Abdixhiku më pas do ta lirojnë sallën, në mënyrë që Këshilli të vazhdojë me punimet”, thuhet në njoftimi e kës partie.
Kjo është mbledhja e parë e Këshillit të ri të Përgjithshëm të LDK-së, në mandatin e dytë të Abdixhikut në krye të partisë.
Lumir Abdixhiku të shtunën mbledh Këshillin e Përgjithshëm për ta zgjedhur kryesinë e re të LDK’së
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.